Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten

Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten

Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së sotme ndërsa polici është i nacionalitet shqiptar.

“Kallxo” mëson nga burimet brenda policisë në Gjilan se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer para stacionit policor në Ranillug.

Aktin polici e ka kryer me armë zyrtare.

Lidhur me rastin, Insajderi.com ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje./Insajderi.com