Polici që ndali Vuçiqin në Drenicë, e shoqëron Thaçin në Ujman

Polici që ndali Vuçiqin në Drenicë, e shoqëron Thaçin në Ujman

Pjesëtari i Policisë së Kosovës Vllaznim Surdulli, që ndali presidentin serb Aleksandër Vuçiq kur deshi të shkojë në Drenicë, ka shoqëruar sot në Ujman presidentin Hashim Thaçi.

Polici Surdulli shihet në disa fotografi tek liqeni i Ujmanit teksa merret me sigurinë, shkruan gazetametro.net.Fotografitë me policin Surdulli i ka publikuar këshilltari i lartë i presidentit Thaçi, Ismail Syla, i cili është fotografuar së bashku me presidentin.

Sidoqoftë, Presidenti kishte shoqëri nga Policia e AKI, mirëpo 5 njerëz i mbante në tavolinë, siç janë ministrat Tahiri e Hamza, si dhe shefi i AKI dhe Policisë.

Ndryshe, presidenti Thaçi zhvilloi një vizitë të befasishme në veri të vendit tek pika kufitare në Bërnjak dhe tek liqeni i Ujmanit.