Polici që vrau mjekun në Shkodër bënë një paraqitje të papritur në stacion

Polici që vrau mjekun në Shkodër bënë një paraqitje të papritur në stacion

12 ditë pasi vrau me armë zjarri një mjek në Shkodër, është vetëdorëzuar në polici autori Dritan Ymeri. Gjatë kësaj kohe, 29 vjeçari nuk ka mundur të arratiset në një vend tjetër dhe pas bashkëpunimit edhe të familjarëve, është ndaluar nga policia. Për Ymerin, Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg, për veprën penale “vrasje me dashje”.

Pas një konflikti për motive pronësie 29 vjeçari vrau me armë zjarri fqinjin e tij Ilir Alija me profesion mjek. Gjithçka ndodhi në prani të gruas dhe djalit 14 vjeçar të mjekut. Menjëherë autori u largua nga vendi i krimit.

Vrasja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër në zonën që njihet si ish-Dekori.