12 të arrestuar nën dyshimin për krim të organizuar

12 të arrestuar nën dyshimin për krim të organizuar

12 persona janë arrestuar në një operacion, të nisur në tetor të vitit të kaluar, i cili u zhvillua në disa lokacione të ndryshme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, përcjell Insajderi.

Në një konferencë për medie, nga Policia dhe Prokuroria kanë dhënë detaje lidhur me aksionin.

“Aksioni është vazhdimësi e atij të muajit tetor, i cili ka rezultuar me tre të arrestuar. Ata janë të dyshuar për vepra penale si krim i organizuar, falsifikim i dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë si dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, ka thënë para mediave Habibe Salihu nga Prokuroria Speciale.

Ndërsa, Florie Hajra nga Policia e Kosovës, Drejtoria e Divizionit kundër krimit të organizuar, ka thënë se janë kontrolluar operacioni është zhvilluar në 17 lokacione, dhe janë arrestuar nëntë persona. Që me tre të arrestuarit në tetor, ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve.

Ajo tutje ka njoftuar se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Kosovës.

“Në tetor janë kontrolluar pesë lokacione dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar nëntë të dyshuar…Janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, etj. Kemi 12 persona të dyshuar që me urdhër të prokurorit ndodhen në mbajtje, hetimet janë kryer me Euorpolin, Shqipërinë dhe disa shtete të Bashikimit Evropian”, ka deklaruar Hajra./Insajderi.com