
Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në mëngjes një aksion në pesë lokacione të ndryshme në Vushtrri, ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sektori i Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Policore në Mitrovicë, sot në mëngjes në zonën e Vushtrrisë ka realizuar urdhër kontroll më ç’ rast janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, janë konfiskuar katër armë të gjata, 160 fishekë”, ka thënë Zahiti.
Ai ka shtuar se gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve.
Rasti ka të bëjë me armëmbajtje pa leje./Insajderi.com