Policia alarmohet nga një veturë me targa serbe e ndalur tek hoteli Grand

Policia alarmohet nga një veturë me targa serbe e ndalur tek hoteli Grand

Një veturë me targa serbe, e ndalur afër hotelit Grand në Prishtinë, ka alarmuar Policinë e Kosovës.

Vetura-taksi ka tabela të regjistrimit nga Beogradi, ndërsa në të nuk ndodhet shoferi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 18, policia është informuar për një veturë të braktisur në atë lokacion. Por, sipas saj, ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë rast.

Një numër policësh janë në vendin e ngjarjes./Insajderi.com