Policia arrestoi 23 persona dhe shqiptoi 783 tiketa Ditën e pavarësisë

Policia arrestoi 23 persona dhe shqiptoi 783 tiketa Ditën e pavarësisë

33 aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.

12 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 21 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 783 tiketa trafiku, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa 23 persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit.

12 prej tyre u dërguan në mbajtje, kurse dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Të gjitha arrestimet kishin të bënin me vepra të ndryshme penale.