Policia arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren

Policia arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën tre persona si dhe ka intervistuar tre të tjerë si të dyshuar lidhur me disa vjedhje të cilat kanë ndodhur gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020 në fshatin Lubuzhdë të Prizrenit, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se të arrestuarit e dyshuar për vjedhjet që janë bërë nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone janë B.S, A.A dhe H.B, të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.

“Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit. Ndërsa, policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimtë”, thuhet në njoftimin për medie të policisë.

Tre të arrestuarit dhe të intervistuarit dyshohen se janë përfshirë në shtatë vjedhje në fshatin Lubizhdë dhe Skorobishtë.

Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22 mijë euro./Insajderi.com

Policia zbulon, arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren

Prizren, 13 prill 2021

Gjatë vitit 2018, 2019 dhe…

Posted by Kosovo Police on Tuesday, April 13, 2021