Fehmi Musa, i cili kërcënoi Ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, është arrestuar në mëngjesin e së martës nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.
“Ka ende si ti do të vritet edhe ky qeni Qëndrim Gashi”, ishin fjalët e të dyshuarit, pasi ambasadori Gashi në llogarinë e tij në Twitter ka shpërndarë një lajm ku shihet karikatura e profetit Muhamed.
Musa ka shpërndarë një fotografi të personit që vrau mësuesin në Francë, duke thënë se sikur ai ka edhe shumë të tjerë, e duke e quajtur ambasadorin kosovar qen.
Për këto kërcënime, Gazeta Objektiv merr vesh se Musa, i cili është arrestuar sot, ishte ndaluar nga organet e rendit për përfshirje në rastin e Badovcit.
Përveç këtij kërcënimi edhe një person tjetër me emrin Enis Bytyqi, ka kërkuar vrasjen e ambasadorit Gashi në Paris.
“A ka kush që merr hak për Muhamedin, ata që janë afër këtij qafiri dhe munden ta takojnë jepjani hakun”, ka shkruar Bytyqi në Facebook, duke shpërndarë edhe videon e personit që ka kryer vrasjen ndaj mësuesit në Francë.
“Ta dini mirë se prej ligjeve të Islamit është se kush shanë të dërguarin e Allahut Muahamedin dhe gjithë profetit dënohet me vdekje”, shkruan në postimin e tij.
Ndërsa një person me emrin Muhammed Arjan Losha, ka shpërndarë një fotografi të Gashit duke u djegur, dhe një fotografi tjetër ku shihen disa persona me koka të prera.
“Nuk marrin mësim mohuesit, se fenë e kemi të shtrenjtë, mallkimi i Allahut qoftë mbi këta njerëz”, shkruan Losha. /Insajderi.com