Policia arreston gjashtë persona – konfiskon mbi 82 kilogramë substancë narkotike

Policia arreston gjashtë persona – konfiskon mbi 82 kilogramë substancë narkotike

Policia e Kosovës, ka sekuestruar 82 substancë narkotike si dhe ka arresuar gjashtë persona.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit.

Kjo është realizuar në koordinim me Policinë e Shtetit.

Me urdhër të prokurorit të rastit janë bastisur edhe katër lokacione – dy prej tyre banesa të banimit, njëra në Prishtinë dhe tjera në Fushë Kosovë.

Po ashtu edhe dy shtëpi në Gjilan së bashku me një objekt përcjellës, të cilat dyshohet se grupi në fjalë i kanë përdorur për fshehje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për kontrabandë të barnave me origjinë të dyshimtë.

Provat e sekuestruara:

82 kilogramë e 914 gramë marihuanë.
100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve
1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni të mbushura me barot dhe sfera për municion të armës së gjuetisë.
1 armë e gjatë ‘AK- 47’ me një karikator.
1 revole ‘TT’ me një karikator dhe 6 predha (fishekë).
1 dylbi e armës së gjatë, 174 predha (fishekë).
5 vetura të ndryshme.
15 mijë e 774,50 euro si dhe 20 franga zvicerane.
Barna të llojeve të ndryshme.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com