Policia arreston grabitësin në Pejë

Policia arreston grabitësin në Pejë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili dy ditë më herët kishte kryer një grabitje në Pejë, duke i shkaktuar lëndime të rënda viktimës.

“Ju njoftojmë se me datë 17.10.2017 rreth orës 19:10 ka ndodhur një rast i Grabitjes në Pejë, rasti ka ndodhur në një lokal në Rr. Mbretëresha Teute, në këtë rast viktima  B.SH. (1986) i cili i është lënduar nga i dyshimti  Sh.B. 1991, i cili pasi ka kryer grabitjen ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e qytetit dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale në Pejë si dhe Prokurori i shtetit.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit”, thuhet më tej aty.

“Pas një pune intensive nga njësitet e hetimeve Rajonale  DRP-Pejë i dyshuari për rastin e grabitjes  Sh.B. 1991, me datë 19.10.2017 është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje”, përfundon njoftimi./Insajderi.com