Policia arreston komisioneren e VV-së në Mitrovicë

Policia arreston komisioneren e VV-së në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor komisioneren e Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Sanela Gerdic, e cila në ditën e votimeve ka bërë propagandë për kandidatin e kësaj partie në këtë komunë, Erden Atic, njofton Insajderi.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga aktivistja e VV, ajo ka mbuluar emrat e kandidatëve tjerë në garën për kryetar komune që po mbahen sot, duke sugjeruar për votim kandidatin e VV.

Ndryshe, i vetmi kandidat shqiptar për kryetar komune në Mitrovicën e veriut është Floren Azemi nga PDK./Insajderi.com