Policia arreston një person për import, eksport e prodhim armësh

Policia arreston një person për import, eksport e prodhim armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për importim, eksportim e prodhim të armëve apo materialeve plasëse.

Arrestimi ka ndodhur të martën në afërsi të udhëkryqit Pogragjë –Stublinë – Dobrosin, ku policia ka arrestuar edhe të dyshuarin B.M (1991) nga Gjilani.

“Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘import, eksport,  furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, atij janë gjetur 11 revole dhe 151 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa prej 48 orëve ndalim policor.