Policia arreston një person për tentim vrasje në Prishtinë

Policia arreston një person për tentim vrasje në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas të shtënave me armë zjarri ndaj një personi tjetër, në një mosmarrëveshje midis tyre në Hajvali të Prishtinës, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtë-pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës së lartcekur.

“Hajvali-Prishtinë 04.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Viktima nuk kishte pësuar lëndime. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. /Insajderi.com