Policia arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar në Suharekë një person i cili po kërkohej nga autoritetet e Shqipërise përmes INTERPOL-it, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, i arrestuari është S.L., 34 vjeçar, shtetas i Shqipërisë.

“Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftimin për medie.

I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla./Insajderi.com