Policia arreston një shtetas të Serbisë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia arreston një shtetas të Serbisë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë së hënës një 44-vjeçar, shtetas i Serbisë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për grabitje të armatosur në një shtet tjetër, njofton Insajderi.

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, në këtë fushëveprim referuar bashkëpunimit ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, dje ka arrestuar një person të dyshuar (i gjinisë mashkullore, serb, viti i lindjes 1977) i cili është në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare dhe i cili dyshohet për kryerje të veprës penale ‘grabitje të armatosur në një shtet tjetër’”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa autoritetet e Republikës së Kosovës po procesojnë procedurat për ekstradim. /Insajderi.com