Policia arreston person i cili u paraqit rrejshëm si polic dhe kërkoi 30 mijë euro

Policia arreston person i cili u paraqit rrejshëm si polic dhe kërkoi 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person të dyshuar për veprën penale “prezantim i rrejshëm”, shkruan Insajderi.

Përmes një komunikatë, thuhet se  personi i arrestuar ishte paraqitur si “pjesëtar” i Policisë e qëllim kishte përfitimin material.

Në njoftim theksohet se, personi i dyshuar ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje t’i rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte të i jepte ryshfet në vlerë prej 30 mijë euro.

“Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve relevante sot me datë 24.05.2021 ka ndërmarr një sërë veprimesh profesionale duke zbatuar edhe urdhëresën e gjykatës kompetente, ku është bërë simulimi i veprës penale, me që rast është kryer dhënia e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000 €uro (njëmbëdhjetë mijë euro), ndërsa i dyshuari ka kërkuar edhe mjete tjera që ti pranojë gjatë dy ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin për media.

Policia gjithashtu ka njoftuar se, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com