Policia arreston pesë persona në Obiliq – sekuestrojnë një armë automatike

Policia arreston pesë persona në Obiliq – sekuestrojnë një armë automatike

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarrvënie).

Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale:

R.P. 17 vjeçar, mashkull, E. P. 18 vjeçar, mashkull, R. S., 19 vjeçar, A. P. 19 vjeçar,  G. P. 20 vjeçar,

Përderisa, të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet  të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.

Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Insajderi.com