Një hetim mbi njëvjeçar i autoriteteve të sigurisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e dy personave që dyshohet se merreshin me përhapje të propagandës terroriste në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka realizuar një operacion policor, në dy lokacione të ndara në rajonin e Pejës, me ç’rast ka arrestuar dy persona.
Për vite me radhë në radion që drejtonte pejani, Nebih Kadriu, transmetoheshin ligjërata fetare të imamëve që sot janë të dënuar për nxitje të terrorizimit. Zëri i Zeqrija Qazimit dhe imamit tjetër, Rexhep Mimishit nga Maqedonia, ishte skemë programore e secilës ditë në Radio Ansar, pronari i secilës të mërkurën ra në prangat e Policisë së Kosovës, mbi dyshimet se ka lidhje të ngushtë në përhapjen e ekstremizmit në vend. Për dyshime të ngjashme, të njëjtën ditë, policia në Pejë arrestoi edhe të dyshuarin tjetër Enis Musa, raporton Gazeta Express.
Edhe pse u arrestuan në të njëjtën ditë, veprimtaria e Nebih Kadriut dhe Enis Musës nuk ndërlidhej mes vete. Megjithatë, e përbashkëta e tyre, mbetet terrorizmi dhe nxitjet për t’u bashkuar luftërave të armatosura në Siri e Irak.
Aksioni i Policisë, të mërkurën, u zhvillua në shtëpitë private te të dy të arrestuarve nga Peja.
Gazeta Express, nga burime të veta në rajonin e Pejës, ka kuptuar se njeri nga dy personat që ranë në pranga e tyre – Nebih Kadriu, është themelues i Radio Ansar.
Kadriu, i lindur në vitin 1983, sipas hetuesisë kosovare, përmes radios së tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje fetare dhe bashkimin në luftërat e fetare përkrah ISIS’it./Insajderi.com