Policia arreston shtetasin serb për hyrje ilegale në Kosovë

Policia arreston shtetasin serb për hyrje ilegale në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb që dyshohet se ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Poashtu, policia ka konfiskuar veturën e tij me targa të Serbisë, pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton policia.