Policia bastisë “Kafet e Rakisë” – Zemaj pjesë e aksionit

Policia bastisë “Kafet e Rakisë” – Zemaj pjesë e aksionit

Policia e Kosovës, ka vazhduar planin e saj operativ, për të monitoruar bizneset e gastronomisë nëse janë duke respektuar masat e vendosura nga qeveria për luftimin e përhapjes së Covid 19, njofton Insajderi.

Të premtën pas orës 23:00, Policia e Kosovës e shoqëruar nga vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë kontrolluar të gjitha lokalet te vendi i njohur në kryeqytet si “Kafet e Rakisë”.

Të gjitha ato biznese që nuk i janë përmbajtur masave në fuqi, u janë boshatisur tavolinat dhe Policia ka marrë masa ndaj pronarëve të tyre.

Ky është aksioni i dytë brenda pak ditëve dhe poashtu aksioni i dytë, në të cilin ministri Armend Zemaj, është duke marrë pjesë në të./Insajderi.com.