Policia deklarohet për arrestimin e qytetarit në Klinë i cili nuk vendosi maskën

Policia deklarohet për arrestimin e qytetarit në Klinë i cili nuk vendosi maskën

Një qytetar është arrestuar të martën në Klinë, pasi i njëjti nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, njofton Insajderi.

Ai fillimisht ishte ndaluar për shkak të mos bartjes së maskës, por derisa policia po i kërkonte dokumente të identifikimit, i njëjti kishte provuar të arratiset.

Kështu kanë deklaruar për Insajderi-n nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e paradites në sheshin “Mujë Krasniqi”.

“Në orët e paradites një person është ndaluar nga policia për shkak të mos bartjes së maskës. Policia ka tentuar ta identifikojë, por i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e ligjshëm të personit zyrtar dhe ka tentuar të arratiset. Ai arrestuar dhe është dërguar në stacion policor. Pasi është intervistuar është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurtër në Gjykatë, në Divizionin për Kundërvajtje”, ka thënë Gashi./Insajderi.com