Policia deklarohet për mbylljen e tregut të veturave në Prishtinë

Policia deklarohet për mbylljen e tregut të veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës është deklaruar rreth mbylljes së tregut të veturave gjatë mëngjesit të sotëm në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë rast që dyshohej se ky treg u mbyll për shkak të masave ndaj pandemisë COVID-19, nga PK thonë se ky aksion ndodhi pasi që është marrë një informatë se në këtë treg janë duke u zhvilluar aktivitete në kundërshtim me vendimet dhe masat gjatë pandemisë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se akush nuk është arrestuar, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar inspektoratin për veprimet e shitësve të automjeteve.

Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot me 11.10.2020, rreth orës 09:05. Policia ka pranuar një informatë se zonën industriale (tregu i automjeteve) janë duke u zhvilluar aktivitete në kundërshtim me vendimet dhe masat gjatë pandemisë. Njësitet policore kane dalë në lokacion, është njoftuar inspektorati kompetent për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com