Policia deklarohet për sulmin me zjarr në vendvotimin e Skenderajt

Policia deklarohet për sulmin me zjarr në vendvotimin e Skenderajt

Është raportuar se në shkollën ‘Dëshmorët e Qiqavices’, në Dashecë të Skenderajt, vendvotimi nr 2133B, në mesnatë është dëmtuar dera e hyrjes së kësaj shkolle me zjarr të qëllimshëm.

Por policia thotë se për ngjarjen në fjalë është inicuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, sqaroi se kjo nuk ndërlidhet aspak me vendvotimin në fjalë dhe se në këtë pjesë tani është duke u zhvilluar votimi.

Ndërkaq, në zgjedhjet e sotme lokale, deri në orën 15:00 kanë dalë për votim 29 për qind e qytetarëve

Këtë e bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e mbajtur për media.