zjarrin që ka përfshirë një shtëpi trekatëshe gjatë pasdites së sotme në Deçan. N�" />

Policia deklarohet për zjarrin që kaploi shtëpinë në Deçan

Policia deklarohet për zjarrin që kaploi shtëpinë në Deçan

Policia ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë një shtëpi trekatëshe gjatë pasdites së sotme në Deçan.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se asnjë person nuk është lënduar, derisa rasti është regjistruar rreth orës 17:45.

Sipas tij, zjarri ka filluar ta kaplojë edhe katin e dytë të shtëpisë, teksa kati i tretë është djegur tërësisht.

Ai tutje tha se ende nuk është bërë lokalizimi i zjarrit.

Rreth orës 17:45, policia e stacionit të Depçanit është njoftuar për një zjarr në një shtëpi trikatëshe. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit, të cilëve në ndihmë u kanë shkuar edhe zjarrfikësit nga Peja. Ata janë duke u munduar që ta shuajnë zjarri. Kati i tretë është kapluar tërësisht nga zjarri. Nuk ka viktima e as të lënduar. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaktarit të zjarrit”, tha Gashi./Insajderi.com