
Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, bashkë me të është arrestuar edhe aktivisti tjetër i kësaj partie, Adem Mexhuani.
Sipas njoftimit, të dy personat janë përfshirë në sulm ndaj një zyrtari policor ditën e protestës që organizoi PSD-ja kundër rritjes së çmimit të rrymës.
“Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari; A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj
Policia dekoaron se Molliqajn e kanë kërkuar në adresat e banimit dhe nuk e kishin gjetur, andaj, i kishin lënë një ftesë për paraqitje vullnetare por, sipas policisë, kreu i PSD-së, nuk e kishte përfillur.
Pas arrestimit, Molliqaj është dërguar në stacionin policor dhe është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Insajderi.com