Gjatë ditës në mediat serbe kanë raportuar se në komunat me shumicë serbe, policë civilë po i heqin tabelat e serbëve që nuk janë në RKS.
Por të gjitha këto raportime dhe pretendime nga Beogradi zyrtar po i mohon Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Gazetën Insajderi se këto janë spekulime.
“Ka pasur spekulime gjatë gjithë ditës se ka filluar heqja e targave, ky ka qenë spekulim. Edhe për temat e tjera na mundemi të ju njoftojmë ndërkohë nëse ka ndonjë lëvizje”, ka thënë Hoxha.
Ai ka folur edhe për deklaratat e Vuçiqit, që Njësitet ROSU janë dërguar në afërsi të Ujmanit.
Hoxha ka thënë se nuk i komenton deklaratat e liderëve të shteteve tjera. Por theksoi se nëse ka zhvillime, publiku do të njoftohet.
“Por sa i përket deklaratave të Vuçiqit nuk i komentojmë pasi janë deklarata të një shtetit tjetër. Sa i përket zhvillimeve tjera do të njoftohemi për çdo zhvillim brenda shtetit, por atyre që vijnë nga një shtet tjetër nuk mundemi ti komentojmë”, tha Hoxha.
Gjithë këto reagime kanë ardhur pas rritjes në 100% të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës. /Insajderi.com