Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës së premten kanë ndërmarrë aksion, në komunat që janë nën kompetencën territoriale (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e prokurorisë, aksioni është zhvilluar me qëllim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
“Aksioni i sotëm është mbikëqyrur nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve”, thuhet në kumtesë.
Prokuroria tutje njofton se gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale./Insajderi.com