Policia e Kosovës e kanë konfirmuar vdekjen e dy personave në Prizren, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë, në një shtëpi banimi janë gjetur dy të vdekur, një burrë i cili del të jetë zyrtarë policorë dhe vajza e tij.
Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, thotë se ngjarja ka ndodhur sot pas orës 19:00, ndërsa motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen.
Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.
“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, ka thënë Kelani. /Insajderi.com