Policia e arreston se s’po e lë rehat ish-bashkëshorten

Policia e arreston se s’po e lë rehat ish-bashkëshorten

Një person është arrestuar pasi nuk po e lë të qetë ish-bashkëshorten, njofton Insajderi.

Ai ka përdorur telefonin për ta ngacmuar me mesazhe atë, derisa ka ndërhyrë policia.

Personi në fjalë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që nuk e kishte zbatuar vendimin e gjykatës dhe kishte ngacmuar ish bashkëshorten e tij.

Pas shkeljes së vendimit nga gjykata, prokurori i rastit vendosi që ta dërgojë në mbajtje./Insajderi.com