Policia e Gjilanit ka një njoftim për qytetarët e kësaj komune

Policia e Gjilanit ka një njoftim për qytetarët e kësaj komune

Policia e rajonit të Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar qytetarët e komunës së saj edhe një njëherë për masat ndaluese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një njoftimi të policisë thuhet se “Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës  Nr. 130/2020 në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve”, përcjell Gazeta Insajderi.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe  bien ndesh me vendimin e lëshuar nga

“Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë të KP :  “Neni 250,   , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe  kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit  kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre,  ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në komunikatën e policisë.

Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë  COVID-19 që tani ka marrë përmasa botërore.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të saj. /Insajderi.com