Policia e koordinonte nga Tirana trafikun e drogës

Policia e koordinonte nga Tirana trafikun e drogës

Janë zbardhur të tjera përgjime të autoriteteve italiane, sa i përket skandalit të trafikimit të drogës nga banda e Habilajve, ku është i implikuar edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në operacionin e forcave italiane, të zhvilluar edhe në Shqipëri në 6 maj të vitit 2015, zbulohet se forcat e Policisë së Vlorës ishin të përfshira në trakun e drogës, duke i krijuar kushtet trafikantëve të vepronin të qetë dhe të ngarkonin sasinë e lëndëve narkotike në “Porto Palermo” të Vlorës.

Madje rezulton se kishte efektivë policie që e informonin Moisi Habilajn nga salla qendrore e Kontrollit të Radarëve në Tiranë. Ata udhëzonin trafikantët për rrugën që duhet të ndiqnin.

Në përgjimet e publikuara Moisi Habilaj rrëfen lidhjet me policinë.

Pjesë nga përgjimet:

Rreth orës 1:00, të 6 majit të vitit 2015. Peshkarexha me emrin “Fatima”, me në bord Giuliono dhe Grecos, po afrohej në brendësi të ujërave territoriale shqiptare. Qartësisht, këta do të vendosnin kontakt telefonik me Moisi Habilajn, sapo t’i ishin afruar brigjeve. Atyre do t’u afrohej një gomone, e cila do t’i çonte në vendin ku do të behej ngarkesa e substancave narkotike. Gomonia është afruar te bankina e peshkarexhes “Fatima”, dhe në bord është ngjitur Moisi Habilaj, i cili u ka dhënë Giulianos dhe Grecos indikacione për operacionin e ngarkimit dhe lëndës djegëse, që do të duhej për t’u rikthyer në Itali me ngarkesën e narkotikëve.

Moisi Habilaj: Duhet të me gjesh një litar… Do i bëjmë 5 me 5 bidonat… dhe 10 me 10. I lidhim kur të nisemi… E pe makinën e policisë që kaloi?

Rosario Giuliano: Ajo me drita të bardha? Ajo është nga tanët?

Moisi Habilaj: Këtu janë të gjithë të tanët… Por nëse ka ndonjë gru q**rë nuk dihet…! Sepse nuk e dinë të gjithë këtë… Për këtë të them që duhet të qëndrojmë dy orë me m**tin sipër…(drogën)… 5 minuta pam-pam dhe ikën.. këtu jam unë. Jemi 7 persona… jemi ne 4 vëllezërit… është djali që ishte këtu dhe që doli nga “Piaza Lanza” (Sabaudin Çelaj)…ka një muaj që ka dalë nga arresti shtëpiak. Janë dhe dy nipër të tjerë të mi… Nuk ka njerëz të tjerë këtu… Nëse ndodh ndonjë gjë e papritur, janë minimalisht 20 persona të vdekur… minimumi (qesh)…keni peshkuar? (Pjesa nuk dëgjohet mirë).

Moisi Habilaj: Ai mori sepse është në sallë… Si i thuhet. Salla është në portin tjetër të qytetit. Ai më shikon çdo gjë. Edhe peshqit arrin të shikojë nga aty. Sepse ai është një mik i një mikut tonë… E kanë pyetur kush është kjo anija… dhe ai i ka thënë cila anije? Si ka mundësi që ka hyrë