Policia e Kosovës arreston një të kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës arreston një të kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të kërkuar nga INTERPO, njofton Insajderi.

Ai akuzohej për përfshirje në lëndë narkotike dhe është arrestuar në Prizren.

“Dje ka pranuar informacione se një person i dyshuar i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare-INTERPOL, për vepra penale përfshire trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”, vazhdon komunikata. /insajderi.com