
Policia e Kosovës ka deklaruar se të martën rreth orës 09:30 një person ka denoncuar një rast të sulmit fizik.
Është raportuar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
Insajderi, ka tentuar ta kontaktojë Bulliqin. Ka qenë i pamundur kontakti me të.
Për rastin në fjalë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se janë duke u trajtuar pretendimet e “viktimës”.
“Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
Shtoi se “Policia është duke u koordinuar me Prokurorinë e Kosovës”. /Insajderi.com