Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me kontroll të përbashkët kufitar

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me kontroll të përbashkët kufitar

Zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri gjatë së enjtes së 1 korrikut, njofton Insajderi.

Ky udhëtim do të jetë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Policisë, kjo lëvizje vjen si vazhdimësi e viteve të kaluara të kontrollit të përbashkët në kufi.

“Zyrtarët e Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave do të jenë përfaqësues të cilët do të shkojnë nga Kosova atje”, njofton PK-ja. /Insajderi.com