“Policia e Kosovës është vënë në shërbim të Beogradit- Gazetari shqiptar jep detaje nga veriu

“Policia e Kosovës është vënë në shërbim të Beogradit- Gazetari shqiptar jep detaje nga veriu

Gazetari, Alidin Damati, që raporton për Kosova Press nga Mitrovica,  ka treguar gjendjen realiste që është në veriun e Kosovës pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Damati në një intervistë për InDoks ka thënë  se Policia e shtetit të Kosovës është vënë në shërbim të shtabeve të krizës ku janë edhe strukturat paralele, e që rrjedhimisht ato kontrollohen nga Beogradi zyrtar.

“E kemi rastin më të fundit të karantinës, ku shtabi i krizës së veriut kanë marrë vendim për me vë në karantinë veriun. Shtabi i krizave vepron nën urdhërat e Beogradit, jo të Prishtinës aq më tepër fakti që Policia e Kosovës është vënë në funksion të shtabit të krizave respektivisht të Beogradit”, ka thënëë Damati.

Damati ka shtuar se për këtë çështje është munduar të bisedojë me zyratarët e komunave dhe  zëdhënësin e Policisë së Kosovës, por  ata kanë qenë të paqashëm pasi, gjendja është reale dhe nuk kanë fjalë.

“ Unë kam provu me i telefonu  po kreit i kanë mbyllur, Gjurqi, Lekiqi, Besim Hoti, të gjithë janë të paqashëm se nuk dijnë as çka më thënë. Fakti që e demanton këtë është fakti i lëvzijes që në Kosovës vlen, me dal në veri në orën 13:00 nuk sheh njeri të gjallë. Kjo është fore e zëdhënësit të qeverisë që del flet e nuk ka lidhje më të”, ka shtuar Damati.

Futja e Komunës së Mitroivicës së Veriu dhe Zveçanit ngjalli polemika të shumta mes poltikanëve të Kosovës.  Mirepo Qeveria në detyrë ka  potencuar se shpallja e gjendjës së jashtëzakonshme është bërë në kordinim me Ministrinë së Shëndetësisë dhe të Brendshme.

Kurse Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për situatën në veri, ka thënë se gjithçka është bërë në koordinim të plotë me kryetarin e Mitrovicës Veriore dhe me atë të Zveçanit.

“Jemi në koordinim me kryetarët e komunave, atë të Mitrovicës Veriore dhe të Zveçanit, do të koordinohemi edhe me komunat tjera fqinje që të mbërrijmë bashkë fitoren fitore dhe të shpëtojmë jetë”, kishte deklaruar Vitia.

“Krantinimi i 2 komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja”.

Nga data 08 shkurt deri më 11 prill të këtij viti, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 283, me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese/InsajderiInDoks