Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me protestën e organizuar nga OVL-ja.
Sipas raportit 24- të orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë protestës së djeshme e cila ka zgjatur nga ora 10 deri në ora 13:30 janë lënduar dy zyrtarë policorë.
“Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore” thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se nga lëndimet e marra, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet/Insajderi.com