Policia e Kosovës jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Sharban të Prishtinës.

Policia pas daljes në vend të ngjarjes ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje dhe plagosje, ku nga arma e zjarrit janë plagosur dy viktima.

“F. R , 33 vjeç mashkull, shtetas Kosovar dhe Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërsa personi i vrarë, Sh. R, rreth 60 vjeç, mashkull , shtetas Kosovar, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, ka njoftuar Policia.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar të mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë. /Insajderi.com