Policia e Kosovës kap një person duke transportuar drogë në Kosovë

Policia e Kosovës kap një person duke transportuar drogë në Kosovë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person i cili është kapur duke arrestuar drogë nga Shqipëria për në Kosovë, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se “rreth orës 11:20 zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovës,  të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit”.

Gjatë  kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim  me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur  pesëmbëdhjetë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 6kg.

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR  Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966). /Insajderi.com