Policia e Kosovës kërkon ndihmë të qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka kërkuar nga qytetarët që kush do që ka informata për vendndodhjen e të dyshuarit Hysen Dobroshi, nga Peja, që ta njoftojë Policinë, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:

HYSEN (Alush ) DOBROSHI  i lindur me 18.08.1984  në Pejë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.