Policia e Kosovës konfirmon ikjen e Milan Radoiçiqit në kufi

Policia e Kosovës konfirmon ikjen e Milan Radoiçiqit në kufi

Policia e Kosovës nuk arritur të arrestojë personin i cili është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq, pasi ky i fundit kishte ardhur deri në kufirin e Kosovës ku në proces të legjitimit nga policia ishte larguar mbrapa me makinë në drejtim të Serbisë.  I njëjti kishte udhër arrest të lëshuar nga gjykata.

“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndryshe emri i Raidoçiqit lakohet në qarqe të ndryshme si organizator i vrasjës së politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq, vrasje e cila ka ndodhur në vitin 2018. /Insajderi.com