Policia e Kosovës konfiskon sërish qindra kilogramë lëndë narkotike

Policia e Kosovës konfiskon sërish qindra kilogramë lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar qindra kilogramë të lëndëve narkotike. Sasinë e saktë të narkotikëve të konfiskuar policia do ta zbulojë në një konferencë për media që do ta zhvillojë më vonë gjatë ditës.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që sot, më 01.05.2017, të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike, ku është konfiskuar  një sasie e konsiderueshme (qindra kilogramë) e lëndëve narkotikeve. Në këtë konferencë do të informoheni me detajet lidhur me zhvillimin e operacionit policor dhe rezultatet e dala nga operacioni në fjalë”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, PK ka konfiskuar mbi 300 kilogramë marihuanë në Ferizaj.