
Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka ndërmarrë një aksion kundër drogës në Mitrovicën e Jugut.
Lidhur më këtë Baki Kelani në një përgjigje për Shqip.com ka dhënë informacion lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës.
‘’Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor.’’ ka thënë Kelani për Shqip.com
Ndërsa lidhur me këtë operacion nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas përfundimit të aksionit do të dalin me një njoftim.
‘’Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor’’ thotë Kelani.
Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovë ndërmori një aksion kundër drogës, ku u arrestuan tre shtetas të Serbisë dhe një shtetas nga Kosova./Insajderi.com