Policia e Kosovës me një thirrje për të gjithë shoferët

Policia e Kosovës me një thirrje për të gjithë shoferët

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, apelon ngasësit e automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.

“Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bien në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Policia thotë se kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.