Policia e Kosovës ndalon vizitën e alpinistëve serbë në Malet e Sharrit

Policia e Kosovës ndalon vizitën e alpinistëve serbë në Malet e Sharrit

Policia e Kosovës nuk ka lejuar vizitën e disa alpinistëve serbë të ardhur nga Serbia dhe veriu i Kosovës të cilët planifikonin të vizitonin Malet e Sharrit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se  pas kërkesës nga ana e serbëve që atyre tu lejohet një vizitë e tille, është marrë vendim që atyre tu ndalohet vizita.

“Alpinistë nga Serbia kanë bërë kërkesë që t’u lejohet vizita në Malet e Sharrit, por është marr një vendim që kjo vizitë t’u ndalohet. Të gjitha shoqataveve apliniste u është ndaluar”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se alpinistë nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.

“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai.

Siç raporton Radio Kim mëngjesin e sotëm dy autobusë me serbë nga rajone të ndryshme të Kosovës janë ndaluar në Shtërpcë dhe nuk u është lejuar të shkojnë deri tek qendra e skijimit.

“Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por edhe nga veriu i Kosovës, aktualisht janë bllokuar në Qendrën e Skijimit Brezovica nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila nuk i lejon ata të lëvizin përpara, megjithëse e tërë ngjarja ishte raportuar më parë në Policinë e Kosovës”, ka shkruar kjo media./Insajderi.com