Policia e Kosovës nuk është në dijeni për përgjimet në dosjen Habilaj

Policia e Kosovës nuk është në dijeni për përgjimet në dosjen Habilaj

Përgjimet e nxjerra në dosjen Habilaj, ku implikohet edhe ish-Ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri,  nxorën në pah se grupi i trafikantëve të drogës në fjalë, kishin shpërndarë rrjetin e drogës edhe në Prishtinë.

Të paktën kjo kuptohet nga një bisedë e përgjuar e dy anëtarëve të këtij grupi, derisa flasin për organizim se si t’i marrin paratë e shitjes dhe shpërndarjes së mallit në Kosovë.

Por për përhapjen e rrjetit të bandës Habilaj edhe në Kosovë, Policia e Kosovës thonë se ende nuk kanë informacione zyrtare.

“Policia e Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore trajton çdo informacion apo rast i cili ndërlidhet me punën dhe përgjegjësin policore në territorin e Republikës se Kosovës, mirëpo në rastin konkret nuk ka ndonjë informacion zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë në interesimin e Gazetës Express nëse kanë nisur hetimet rreth pjesëtarëve të këtij rrjeti që operojnë edhe në Kosovë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet ku ka informacione apo veprime të dyshuara do të ndërmerr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet tutje në një përgjigje të Policisë për Gazetën Express.

Ndryshe, grupi Habilaj është raportuar në media se fundi si organizate kriminale që funksionon me lidhje gjaku tash e 10 vite. Një javë më parë, njeri nga anëtarët e dyshuar të kësaj familje, Moisi Habilaj, eshte arrestuar ne Itali.

Pas arrestimit, media italiane publikuan një seri përgjimesh të Antimafias ndaj këtij grupi. Në to përmendej emri i Saimir Tahirit. Vete i dyshuari Habilaj shprehej se duhej t’i jepte Tahirit 30 mijë euro. Ndaj ish-ministrit Tahiri, së fundi prokuroria shqiptare ka kërkuar heqjen e imunitetit te deputetit dhe arrestimin e tij.

Sipas raportimeve Habilajt edhe Saimir Tahiri kanë lidhje familjare mes vete, porse asnjëherë nuk është bërë e qartë se cila është.

Pjesa e përgjimit ku përmendet Kosova:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..hee.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne…