Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e lokalëve që nuk i respektojnë masat anti-Covid

Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e lokalëve që nuk i respektojnë masat anti-Covid

Për shkak të gjendjes së ndjeshme me Covid-19 në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar masa të rrepta për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë, duke thënë së do ti mbyllim ato lokale që nuk i respektojnë masat anti-Covid, njofton Insajderi.

Gjatë një konference për media, Qalaj ka bërë thirrje për të gjithë personalin policorë, që përveç gjobave, të shkojnë edhe me mbyllje të lokaleve qe veprojnë në kundërshtim me masat për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Më pastaj, Qalaj ka shtuar se deri më sot, Policia e Kosovë ka bërë 11.824 fletëparaqitje, të cilat do të shndërrohen në gjoba.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”.

Ky ashpërsim i masave vjen si pasoje e rritjes së ndjeshme e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë./Insajderi.com