Policia e Kosovës planifikon që kontrollin e trafikut ta bëjë me mjete digjitale

Policia e Kosovës planifikon që kontrollin e trafikut ta bëjë me mjete digjitale

Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media me gazetarë ka deklaruar se policia do e digjitalizojë punën e saj në kontrollin e trafikut rrugor, shkruan Insajderi.

Ai deklaroi se me digjitalizimin, një shofer do të gjobitet pa u ndaluar nga policia dhe faturën për shkeljen e rregullave të trafikut do e pranojë në shtëpi. Ai ka thënë se do të ketë edhe ndryshime ligjore të cilat i paraprijnë këtij procesi.

Sipas tij,  ky plan do të ndihmonte në uljen e numrit të aksidenteve.

“Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete digjitale, kamera, senzor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku. Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljen e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijesimin e qytetarë”, ka shtuar Mehmeti./Insajderi.com