Policia ka raportuar për rastin e djeshëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, tha se u sulmua fizikisht nga kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala e Arben Gashi, njofton Insajderi.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se “viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”.
Policia ka tregon se janë intervistuar të gjithë akterët që ishin të përfshirë në këtë telashe mes deputetëve.
Rasti, “me vendim të prokurorit, ka shkuar në procedurë të rregullt”.
Gjyshinca dje në një konferencë për media deklaroi se Shala e Gashi e sulmuan fizikisht pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ku kishte raportuar ministrja, Meliza Haradinaj – Stublla.
Po ashtu, në konferencë për media, kanë daluar edhe Shala e Gashi.
Ata mohuan të ketë ndodhur ajo çfarë po pretendon Gjyshinca.
Thanë se kjo lehtë është e dëshmueshme.
Krejt çfarë duhet të bëhet është të shikohen kamerat e sigurisë së Parlamentit./Insajderi.com