Policia e Maqedonisë së Veriut do ta ketë edhe gjuhën shqipe në uniforma

Policia e Maqedonisë së Veriut do ta ketë edhe gjuhën shqipe në uniforma

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, publikoi në Facebook, se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe, njofton Insajderi.
“I kemi nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe. Të policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterit për detyrat e policisë, njësitit për detyra speciale”, theksoi Nuhiu.

Agim Nuhiu e udhëheq MPB-në pasi i skadoi mandati ministrit Teknik, Naqe Qulev, pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Insajderi.com